​Bislimi: Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës

Aktuale

​Bislimi: Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:22
Besnik Bislimi

Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Krahas kësaj, zëvëndëskryeministri Bislimi ka falenderuar Presidencën Çeke për përkushtimin si dhe grupin parlamentar të social-demokratëve për mirëpritjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka cilësuar liberalizimin e vizave si një arritje e Kosovës drejt integrimit evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se një datë si e sotmja paraqet një ditë të rëndësishme për Kosovën duke qenë se në të njëjtën ditë, u nënshkrua edhe aplikimi për anëtarësim në BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat