“Ka arsye pse serbët i vendosën barrikadat”/ Profesori reagon pas deklaratës së Escobarit

Aktuale

“Ka arsye pse serbët i vendosën barrikadat”/ Profesori reagon pas deklaratës së Escobarit

Nga: A.SH Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 00:21
Gabriel Escobar

Profesori Enver Bytyçi, ka reaguar pas deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobar se “ ka karsye pse serbët i vendosën barrikadat”.

Bytyçi ka thënë se ky është një teatër që e thellon dhe nuk e zgjidh konfliktin në veri të vendit.

“Deklaratat e Escobar në Beograd sonte lajmërojnë edhe rikthimin e deputetëve të dorëhequr në Kuvendin e Kosovës”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

"Ka arsye pse serbet i vendosen barrikadat", thote diplomati i larte amerikan, Gabriel Escobar! Kete deklarate nuk e beri ne Prishtine, por ne Beograd.

D.m.th se ai eshte pajtuar me qendrimin e Beogradit se arrestimi i Pantiq eshte arsye e mjaftueshme per ngritjen e barrikadave. D.m.th se u plagos nje polic i Kosoves nga ana e Pantiq dhe cetnikeve te tij bandite ne duart e Vuciq, kjo nuk asnje rendesi!

Nje teater qe thellon dhe nuk e zgjidh konfliktin apo krizen ne veri te vendit! Nje loje shumeplanesh, qe e con Kosoven e Serbine drejt konfliktit te nxehte! Nje arsye me shume qe Albin Kurti dhe qeveria e tij te mos pranojne te damkosen pa asnje arsye dhe shkak! Po ashtu kjo deklarate justifikon plotesisht nderhyrjen e dhunshme te presidentit serb, Vuciq, ne territorin dhe politiken e Kosoves,

Deklaratat e Escobar ne Beograd sonte lajmerojne edhe rikthimin e deputeteve te dorehequr ne Kuvendin e Kosoves. Pra revokimin dhe doreheqjen e deputeteve te mandatuar rishtaz. Kete e ka kerkuar me ngulm Vuciq, sepse u zu shah-mat ne kursin e tij provokativ te daljes nga institucionet! Dhe zoti Escobar i ka premtuar per kete, njesoj sic ka premtuar per krijimin e Zajednices.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat