Pas PDK-së, as AAK nuk merr pjesë në adresimin e Presidentes Osmani

Aktuale

Pas PDK-së, as AAK nuk merr pjesë në adresimin e Presidentes Osmani

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se refuzon të marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të këtij grupi parlamentar, Presidentja Osmani ka dështuar t'i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. 

“Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij”, thuhet në njoftim.

Edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në adresimin e Presidentes Osmani para deputetëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat