Ia huqi numrin e votave të deputetëve, Konjufca qorton administratën e kuvendit

Aktuale

Ia huqi numrin e votave të deputetëve, Konjufca qorton administratën e kuvendit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 12:33
Glauk Konjufca

Gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të Projektbuxhetit për vitin 2023, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka qortuar administratën e kuvendit për numërim të votave.

Konjufca gjatë numërimit të votave të deputetëve për amendamentet e projektligjit, nuk arriti të kishte numrin real të votave, dhe tha se nuk është mirë për administratën të ndodhë kjo.

“A i morët votat pro sa janë, mirë i kemi votat pro. Kush është kundër këtij amendamenti? A s’i morët votat për a? Pse?

Këta që votuan ‘për’ të gjithë ulur ishin dhe shumë mirë ishin. Numëroni ju lutem, mos bëni kështu!”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat