Kurti ia dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE, ministri çek i vlerëson arritjet e Kosovës

Aktuale

Kurti ia dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE, ministri çek i vlerëson arritjet e Kosovës

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 13:23
Mikuláš Bek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri për Çështje Europiane i Çekisë, Mikuláš Bek dolën në një konferencë të përbashkët për media pasi në Presidencën çeke të BE-së u dorëzua aplikimi për anëtarësim.

Bek tha se është kënaqësi për të që ta pranojë aplikimin e Kosovës, ndërsa tha se çështja e integrimit ëshhtë prioritet për ta.

I çmojmë arritjet e Kosovës”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti sot ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian Republikës Çeke, e cila aktualisht udhëheq me Presidencën e BE-së.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat