Presidentja e thumboi indirekt Thaçin, reagon Deliu - ja si e quan Osmanin

Aktuale

Presidentja e thumboi indirekt Thaçin, reagon Deliu - ja si e quan Osmanin

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 13:25
Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me deklaratën rreth ish-presidentit, Hashim Thaçit.

Osmani gjatë fjalimit vjetor në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se “Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar”.

Për këtë, Deliu e ka cilësuar Osmanin si “përçarëse”.

Sipas Deliut Thaçi do ta fitojë betejën ndaj Serbisë dhe Rusisë, por thotë se do të triumfojë edhe ndaj liderëve institucional të Kosovës që i cilëson si “vogëlsira”.

“Në mungesë të sukseseve presidentja përçarëse Vjosa Osmani po mundohet t’i mbuloi dështimet duke vazhduar shpifjet për Presidentin Thaçi, i cili, në Hagë, po ballafaqohet me fabrikimet e Serbisë dhe Rusisë”.

“Presidenti Thaçi dhe të tjerët do të dalin fitimtarë në këtë betejë me Serbinë dhe Rusinë, por edhe me vogëlsinë e disa liderëve institucional të Kosovës”, ka shkruar Deliu në Facebook. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat