Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka komentuar sërish situatën në veri të vendit.
Ai përmes një postimi në Facebook përmendi rastin se si serbët nuk e kanë lënë të shkojë një grua serbe në spital, pas atakut kardiak, ku më pas edhe ka ndërruar jetë.
Musliu tha se këto bllokada po i bëjnë kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit, përcjell “Bota sot”.
Këtë e cilësoi si një katastrofë humanitare.
Postimi i plotë
Kriminelët e terroristët e Vuçiqit, ne kry me Radoiçiqin, ua paskan mbyll rrugët edhe vet serbëve në veri. Një grua serbe që ka pasur atak kardiak mbrëmë diku në veri, të cilën nuk e kanë lënë të shkojë në spital, paska vdekur.
Këtë e kuptuam, por sa raste të tjera nuk nuk i dijmë?
A e dijnë EU-ja? Kjo quhet katastrofë humanitare!