Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, tha se Kroacia mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Plenkoviq theksoi se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj evropian.
“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim Bashkim Evropian dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate. Urime Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës ”, ka shkruar ai në Twitter.
Pozdravljamo zahtjev Kosova za članstvo u 🇪🇺 i želimo im puno uspjeha na europskom putu! Nastavit ćemo pružati potporu i prenositi hrvatska iskustva. Čestitke @albinkurti, @VjosaOsmaniPRKS i svim građanima Kosova! pic.twitter.com/jX2td69ffB
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) December 15, 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka sot dorëzuar zyrtarisht në Pragë aplikimin e Kosovës në BE, ministrit çek për Çështje Evropiane, Mikuláš Bek.
Kreu i ekzekutivit tha në Pragë se dita e sotme është historike për popullin e Kosovës dhe ditë e jashtëzakonshme për demokracinë.
Kryeministri Kurti shtoi se Kosovës i nevojitet ndihma e BE-së, pasi dëshiron të japë kontributin e saj, dhe se BE-ja është destinacioni që shteti ynë synon, dhe ai pret që brenda 9 vitesh Kosova të hyjë në BE.