​Hovenier takohet me Rada Trajkoviq

Aktuale

​Hovenier takohet me Rada Trajkoviq

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 16:56
Foto nga takimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është takuar sot me politikanen serbe, Rada Trajkoviq.

Ai e ka falënderuar politikanen e cila gjatë ditës bëri të ditur se nuk i është lejuar hyrja në Kosovë, e sipas saj përgjegjës është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Faleminderit Rada Trajkoviq për njoftimin e sotëm të saj.

E kam thënë edhe më parë dhe duhet të përsëritet: kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike”, është shprehur ambasadori Hovenier pas takimit me Rada Trajkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat