Lushtaku: Procesi i aplikimit për anëtarësim në BE më shumë është spektakolar sesa veprim i koordinuar

Aktuale

Lushtaku: Procesi i aplikimit për anëtarësim në BE më shumë është spektakolar sesa veprim i koordinuar

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 18:58
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se procesi i aplikimit është më shumë spektakolar sesa veprim i koordinuar mirë.

Ndërsa duke folur për liberalizimin e vizave, Lushtaku tha se regjimi i vizave do të hiqet në vitin 2024, ndërsa meritat për këtë ua atribuoi qeverive të kaluara.

“Procesi i aplikimit më shumë është spektakolar sesa që është një veprim i koordinuar mirë. Por sidoqoftë ai e ka shfrytëzuar informatën se tash liberalizimi vetëm do të ndodhë në 2024. Gjë që është e arritur e partive dhe qeverive të kaluara sepse e kanë pranuar gjithë eurodeputetët që është një vendim i vonuar i PE –së dhe Këshillit të Ministrave. Por gjithsesi ky e ka përdorur në sensin e shitjes para opinionit publik si e arritur pas aplikimit për mundësinë e anëtarësimit në BE që çfarë rezultati ka sjellë vet aplikimi i tij”, ka deklaruar Lushtaku.

Sipas tij, çdo e arritur e Kosovës është synim i përbashkët.

“Ne e dimë dhe jemi krenar për identitetin tonë evropiane dhe si shtet i Kosovës dhe çdo e arritur në këtë drejtim është synim i përbashkët”, tha tutje Lushtaku.

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, Çekisë, vend ky i cili aktualisht kryeson presidencën e Bashkimit Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat