Deklarohet KFOR-i për situatën në veri

Aktuale

Deklarohet KFOR-i për situatën në veri

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 19:40
KFOR

Barrikadat në veri të vendit, saktësisht në vendkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje ende nuk janë larguar, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që të hiqen këto bllokada.

Megjithatë, KFOR-i thonë se janë të përkushtuar dhe të aftë që në Kosovë të sigurohet një mjedis i sigurt.

“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të zbatuar mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thotë KFOR-i.

KFOR-i thotë se janë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in kanë shtuar patrullimet e zgjeruara në veri të Kosovës.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës dhe me Shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhet tutje në përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat