Gashi: Për këto tri gjëra garantoj se Kurti nuk i pranon

Aktuale

Gashi: Për këto tri gjëra garantoj se Kurti nuk i pranon

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 21:52
Shkëlzen Gashi

Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi thotë se kryeministri Albin Kurti nuk do të krijojë Asociacion me kompetenca ekzekutive që e pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës.

Gashi në T7 tha se po ashtu Kurti nuk do të japë dorëheqje, anipse shtoi se mund ta shkarkojnë.

“Unë për Kurtin kam thënë se nuk e len referendumin, nuk i len zgjedhjet e Serbisë qetu me u mbajt. E tash unë po të them që një: ai nuk e bën asociacionin me kompetenca ekzekutive që e pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës,

dy: nuk jep dorëheqje, mujnë me shkarku edhe

tre: një sen po ua thom t’u kon në opozitë ka me kundërshtu fort asociacionin. Për qito unë garantoj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat