Vela ironizon me Vuçiqin: Po kërkon nga “pushtuesit” e NATO-s që ta lejojnë atë të dërgojë forcat në territorin “e vet”

Aktuale

Vela ironizon me Vuçiqin: Po kërkon nga “pushtuesit” e NATO-s që ta lejojnë atë të dërgojë forcat në territorin “e vet”

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 00:04
Blerim Vela

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka ironizuar me të parin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu referuar deklaratave të krerëve të Serbisë të cilët e kishin quajtur Aleancën Veri Atlantike pushtues të Serbisë kur kjo e fundit kishte intervenuar për ta nadalur gjenocidin mbi shqiptarët nga aparati shtetëror i Serbisë.

Vela ka thënë duke ironizuar me  Vuçiq-in se “po kërkon nga “pushtuesit” e NATO-s që ta lejojnë atë të dërgojë forcat në territorin “e vet” duhet të jetë një veprim i ulët dhe i dëshpëruar… i një politikan që pretendon “sovranitet” mbi Kosovën”.

Sipas Velës, i pari i shtetit të Serbisë këtë është duke bërë vetëm për konsum të brendshëm politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat