Kurti: Qytetarët serbë janë më të bllokuarit nga barrikadat

Aktuale

Kurti: Qytetarët serbë janë më të bllokuarit nga barrikadat

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 00:47
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se barrikadat në veri të Kosovës nuk mund të qëndrojnë aty, “jo vetëm pse shkelin ligjin dhe lëvizjen e lirë, por në të njëjtën kohë edhe për shkak se vetë qytetarët serbë janë më të bllokuarit”.

“Më së miri do të ishte që të hiqen nga ata që i kanë vendosur, mirëpo ata që i kanë vendosur ato barrikada janë vendosur edhe vetë në barrikada, madje me armatim.

Nuk janë këto barrikada civile dhe, në anën tjetër, ne kemi dhënë kohën e kërkuar prej KFOR-it që ata ta bëjnë heqjen e këtyre barrikadave, dhe ministri ynë i Punëve të Brendshme po pret”, ka thënë Kurti.

“Edhe po të mos ishte për Republikën tonë dhe për shumicën shqiptare edhe për vetë serbët, neve do të na duhej që t’i eliminonim ato barrikada. Unë jam kryeministër i të gjithëve”, ka thënë mes tjerash Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat