​Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë: Me aplikimin në BE i dhamë cak orientimit evropian

Aktuale

​Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë: Me aplikimin në BE i dhamë cak orientimit evropian

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 07:02 Përditësuar në ora: 09:49 më 16.12.2022
Qeveria e Kosovës

​Qeveria aprovon strategjinë e energjisë së Republikë së Kosovës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media tha se, sot në mbledhje është aprovuar strategjia e energjisë së Republikë së Kosovës. Strategjia e energjisë është një dokument i cili vendos orientimin afatgjatë dhe vendos themele për një sektor të energjisë më të pastër dhe efiçiente dhe ku qytetarët janë më të përfshirë. Vizioni është të kemi një sektor panevropian.

Strategjia ka pesë obektiiva strategjike për vlerësimin e sistemit të dekarbonizimit. Rritja e efiçiencës së energjisë, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimit të tregut dhe mbrojtja e konsumatorit”, tha ajo.

Rizvanolli theksoi se për grupet e cenueshme strategjia parasheh skema mbështetëse.

Si pikë kyçe sipas saj e kësaj strategjie, ministja e Ekonomisë tha se edhe burimet e ripërtëritshme janë kyçe për tranzicion.

Sipas Rizvanollit, kjo strategji pritet që javën e ardhshme të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku tha se projektligji për kinematografinë, prej sot shpall filmin si sektor kjo nënkuton më shumë financim.

Buxheti për filmin në Kosovë, krijon kushte për ekonominë e vendit dhe tërheqjen e investimeve të huaja në film përmes përmbajtjes kushdo nga producentët e huaj investon për të bërë një film në Kosovës 30% e investimeve do tu kthehet atyre”, është shprehur Çeku.

Ai tha se koncept dokumenti për rininë hap rrugë për një reformë të plotë në sektorin e rinisë që parasheh edhe licencimin e punës rinore.

​Qeveria miraton draftin e strategjisë të energjisë 2022-2031

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se sektori i energjisë është mjaft kompleks dhe përballet me shumë për dekada të tëra krizë energjetike dhe lufta në Ukrainë vetëm sa e ka përkeqësuar situatën.

Ajo tha se kjo strategji e cila ka gjithsej 5 shtylla duhet të shihet si mundësi për të vënë themelet e një sektori energjetik dhe hapjen e një kapitulli të ri për sektorin energjetik.

Në këtë mbledhje po ashtu u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për energjinë.

Rizvanolli tha se kanë kërkuar shqyrtim urgjent të këtij projektligji për shkak te situatës dhe përfshinë dy përmirësime.

Ekzekutivi kosovar në mbledhjen e sotme miratoi edhe projektligji për Kinematografinë.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Ceku tha se ky projektligj parasheh reformë të plotë strukturore në sektorin e filmit, i cili e shpall filmin si element të veçantë kulturor.

Ndërsa qeveria ka miratuar edhe draftin e koncept-dokumentit për rininë.

​Kurti: Me aplikimin në BE i dhamë cak orientimit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten dorëzoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Çeki, vendit që kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian. E gjatë mbledhjes së sotme lidhur me këtë vetë Kurti në hapjen e sotme të mbledhjes së qeverisë tha se me këtë veprim është dhënë cak orientimit evropian.

“Orientimit evropian i dhamë cak, përsëris orientimit evropian i dhamë përgjigje. Integrimi do të thotë njohje, pranim, ndërvarësi , njohja nga 5 vendet e BE-së do të mundëson përshpejtim të integrimit në BE”, tha ai.

Ai foli edhe për miratimin e buxhetit 2023.

“Mbrëmë Kuvendi miratoi buxhetin, për herë të dytë radhazi buxhetin po e miratojmë para fillimit të vitit. Ky buxhet do të thotë më shumë për të gjithë në ekonomi shëndetësi arsim, kulturë”, u shpreh Kurti. 

--------------------------

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 08:00. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen 6 projektligje.

Pikë e parë e kësaj mbledhjeje do të jetë shqyrtimi i Draftit të Strategjisë të Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-20131 (ME).

Po ashtu,  do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë (MKRS).

Pikë tjetër është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë (ME).

Në këtë mbledhje, Qeveria do të shqyrtojë Draftin e Koncept dokumentit për Rininë (MKRS).

Qeveria Kurti do të shqyrtojë nesër në mëngjes edhe draftin e  Programit Edukativ për nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë “Edukimi për Siguri” (MASHTI).

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore (MFPT).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat