Ndalimin për më shumë se 10 orë që Policia e Serbisë i bëri politikanes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, kryeministri Albin Kurti e ka quajtur “shkelje të rëndë ndaj të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që i binder ligjit”.
“Ndalimi 10-orësh kufitar i Dr. Rada Trajkoviqit, këshilltare e ministrit të Kosovës Nenad Rashiq dhe diabetike, për herë të dytë këtë javë nga regjimi autokratik i Serbisë, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike kundër serbëve të Kosovës që i binden ligjit”, shkroi Kurti në Twitter derisa edhe i etiketoi ShBA-në, Josep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun.
Serbian autocratic regime's 10-hr border detention of Dr.@Trajkovic_Rada, advisor to 🇽🇰 Minister Nenad Rasic & a diabetic, for the 2nd time this week, is a gross violation of human rights & typical retaliation against law-abiding 🇽🇰 Serbs. @StateEUR @JosepBorrellF @MiroslavLajcak
— Albin Kurti (@albinkurti) December 16, 2022