Qeveria e Serbisë e miratoi “kërkesën zyrtare” për t’i kërkuar misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovës, KFOR-it, për të lejuar rikthimin “e qindrave deri në një mijë” forcave policore dhe ushtarake në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbrëmjen e së enjtes.
Derisa mëngjesin e sotëm media e afërt me pushtetin në Serbi “Novosti” njoftoi se pjesëtarë të ushtrisë serbe ia kanë dorëzuar këtë kërkesë KFOR-it në pikëkalimin kufitar të Merdares.
Këtë kërkesë Serbia e arsyetoi me rritjen e pranisë policore në pjesën veriore të Kosovës. Aleksandar Vuçiç tha se kjo kërkesë do t’i dorëzohet Komandatit të KFOR-it në mëngjesin e 16 dhjetorit në kufi.
Vuçiç tha se “me aq sa ka dëgjuar” kjo kërkesë për të ashtuquajturin “rikthim të një mijë trupave” nuk do të pranohet nga bashkësia ndërkombëtare.
Gjermania ishte e para që e quajti “krejtësisht të papranueshme” sugjerimin për “rikthim” të forcave serbe në Kosovë, për t’u pasuar nga ShBA-ja, e cila u shpreh se “kategorikishte e kundërshtojmë” një gjë të tillë.
Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, i tha Radios Evropa e Lirë se “Kosova ka garanci të mëdha të sigurisë nga ShBA” dhe se “nuk pret që një gjë e tillë” të ndodh.