Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dënimit me 26 vjet burgim të Salih Mustafës.
Haradinaj ka thënë se dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpreson të marrë një epilog tjetër, siç ka ndodhur në plot raste tjera
“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!
Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi!”, shkruan Haradinaj.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim, për akuzat për krime lufte.
Gjykata Speciale me seli në Hagë e ka shpallur fajtor për akuzat për torturë, ndalim, arbitrar dhe vrasje e paligjshme, ndërkaq është shpallur i pafajshëm në akuzën për trajtim mizor.
Ky është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.