Ministri i Qeverisë Kurti, Liburn Aliu ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës me 26 vite burgim nga Gjykata Speciale.
Aliu e ka quajtur dënimin si të rëndë dhe të pamerituar.
“Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb. Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vite dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë. Lavdi luftës së pastër e të shenjtë të UÇK-së. Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin” shkruan Aliu në reagim.