Gazetari Jeton Sopa, ka reaguar ndaj PDK-së, pas dënimit prej 26 viteve burg për komandantin e UÇK-së, Sali Mustafën nga Gjykata Speciale.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se PDK-ja të mos kukatë.
Ai e ka shpërnda edhe një fotografi të Hashim Thaçit, i cili kur është themeluar Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës kishte reaguar ashpër ndaj deputetëve që nuk e votuan atë.
Sopa shkruan se, dikur këta të PDK-së kanë shitur patriotizëm kru është themeluar Gjykata Speciale.
Ai madje i quan të marrë që po kukatin tash.
Postimi i plotë:
...bile ju të PDK-s mos kukatni🤫
Ju dikur na shisnit patriotizëm kur e themeloi Hashimi Gjykatën Speciale, ju a përnimen paski menu që ushtarët e UÇK-së kanë me i çu në Hagë për me i pastru qashtu qysh ju thonte Hashimi a?
Seriozisht jeni të marrë, e tash kur po ju shoh tu kukatë po e di që jeni tu vujtë në vetvete nga marrëzia juaj, e qysh po shihet kini me i mshu edhe murit me kry 🤦♂️