Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar

Aktuale

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:24
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Ambasadori Sakar e uroi Kosovën në ecjen tutje në hapat e mëtejshëm për liberalizimin e vizave pas dakordimit të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Evropian.

Gjithashtu, u përmend dhe  aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi e informoi rreth përgatitjeve të Kosovës në këtë proces dhe mbështetjen që vendi e ka marrë që në momentin e dorëzimit të aplikimit.

Në takim, u diskutua dhe rreth zhvillimeve në procesin e dialogut.​

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat