Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka reaguar pas arrestimit të kriminelit të luftës, Sasha Cvjetan, i cili në Greqi u riarrestua nga DEA amerikane për drogë.
Cvjetan ishte pjesëtar i formacionit paraushtarak “Scorpions”, të cilët u vunë në gjyq në Serbi sepse në mars të vitit 1999 kishin pushkatuar shtatë fëmijë të moshës dy deri në 15 vjeç dhe shtatë gra në Podujevë.
“Kur Saša Cvjetan u dënua për masakrën e familjes sime, ne u pyetëm nëse drejtësia ishte vënë në vend. Përderisa nuk ka kurrë drejtësi kur të masakrohet familja juaj, ne kishim shpresuar që të paktën të nxirren mësime. Fatkeqësisht, siç e kemi parë kjo është larg realitetit”, ka shkruar Bogujevci në Twitter.
Ajo thotë se Cvjetan u dënua me 20 vjet burg, por në vitin 2018 ai u lirua tre vjet e gjysmë para se të përfundonte dënimi për shkak të “sjelljes të mirë”.
Bogujevci tha se një kriminel i tillë u la i lirë në Evropë.
“Tani, ai është arrestuar për më shumë aktivitet kriminal. Një vrasës i fëmijëve është lejuar të bredhë rrugëve të Europës”.
Policia greke se bashku me DEA-n amerikane kanë arrestuar një ishte të dënuar për krime luftë në Kosovës i cili tani ishte përsëri në botë e krimit atë të narkotikeve.
Kreu i grupit, pjesëtar i formacionit paraushtarak “Scorpions” Sasha Cvjetan, i cili është në gjyq. për krime lufte u dënua në Serbi për pushkatimin e civilëve shqiptarë.
“Skorpionët” u vunë në gjyq sepse në mars të vitit 1999 kishin pushkatuar shtatë fëmijë të moshës dy deri në 15 vjeç dhe shtatë gra në Podujevë”.
Cvjetan u lirua me kusht në mars 2018, pasi kreu më shumë se dy të tretat e dënimit me 20 vjet burg që ai ishte dënuar për krimin e luftës për vrasjen e 14 civilëve, grave dhe fëmijëve shqiptarë në Podujevë në mars 1999.
“Skorpionët” u gjykuan sepse më 28 mars 1999 në oborrin e familjes Gashi në Podujevë kishin pushkatuar 14 civilë shqiptarë – shtatë fëmijë të moshës nga dy deri në 15 vjeç dhe shtatë gra. Pesë fëmijë i mbijetuan të shtënave, me plagë të rënda.
Në vitin 2005, Sasha Cvjetan ishte dënuar për këtë vepër në Gjykatën e Qarkut në Beograd, ndërsa në vitin 2010 ishin dënuar edhe të pandehurit tjerë – Dragan Borojeviq, Miodrag Šolaja dhe Dragan Mediq, ndërsa në vitin 2011, pas përsëritjes së procedurës, u dënua edhe Željko Đukić. i dënuar.
Sasha Cvjetan kaloi gjithsej 16 vjet e katër muaj në dy institucione penale, në Sremska Mitrovica dhe në Beograd.
Ai u lirua më 22 mars 2018, më shumë se tre vjet e gjysmë para përfundimit të dënimit, pasi iu pranua kërkesa për lirim me kusht.