Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, i cili e uroi Kosovën në ecjen tutje në hapat e mëtejshëm për liberalizimin e vizave pas dakordimit të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Evropian.
Sipas një njoftimi të Qeverisë, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi e informoi rreth përgatitjeve të Kosovës në këtë proces dhe mbështetjen që vendi e ka marrë që në momentin e dorëzimit të aplikimit.
“Në takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve në procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.