Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftuar se në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ka miratuar Strategjinë e Energjisë në periudhë 2022-2031.
Sipas Kurti kjo parasheh një transformim në rritjen e kapaciteteve energjetikë të Kosovës.
“Miratuam një nga dokumentet më të rëndësishme të këtij viti, Strategjinë e Energjisë 2022-2031. Nëpërmjet saj synojmë të zhvillojmë një sektor energjetik të qëndrueshëm, të integruar në tregun pan-evropian, që garanton siguri të furnizimit me energji elektrike dhe përballueshmëri të kostos për qytetarët”, ka theksuar ai.
“Ajo parasheh një rritje dinamike të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, kryesisht në teknologjitë e erës dhe fotovoltaike. Deri në fund të vitit 2031 synojmë që të kemi 1600 MË kapacitet të instaluar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë”, ka shtuar Kurti.
Më tej ai ka theksuar se se kanë ndryshuar dhe Ligjit për Energji, që të krojohet baza për me qëllim për vendosjen dhe mbikëqyrjen e masave të kursimit të energjisë gjatë periudhës emergjente.
Ndërkohë Kurti ka ka treguar se qeveria e Kosovës ka miratuar edhe dokumentin për Kinematografinë për rininë.
“Me projektligjin për Kinematografinë që votuam sot në qeveri, hapëm dyer të reja të zhvillimit të kinematografisë vendore të cilën e shohim si fuqi kryesore të zhvillimit kulturor. E me koncept-dokumentin për Rininë i hapëm rrugën avancimit të politikës shtetërore për rininë dhe ristrukturimin e sektorit rinor”, ka deklaruar Kurti.
“Përmes Programit Edukativ “Edukimi për Siguri”, konkretizuam bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nga i cili nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta, duke filluar nga fundi i vitit mësimor 2022-2023, do të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë” , ka shtuar ai.
Tutje ai ka njoftuar se dhe Post Telekomit të Kosovës Qeveria e Kosovës, i ka ndarë 20 milionë euro hua.
Që sipas Kurti këto mjet do të përdoren për investime kapitale. “Sivjet, për herë të parë nga viti 2015, kjo ndërmarrje publike ka bilanc financiar pozitiv”.
“Proceduam kërkesën te Presidentja e vendit për t’i dhënë ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve autorizimin për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Ngrohtorja Solare e Prishtinës””, ka përfunduar Kurti.