Avokati Arianit Koci ka reaguar pas dënimit që Gjykata Speciale ka dhënë për ish-komandantin e UÇK-së, Sali Mustafa.
Ai në një postim në Facebook tha se kush e ka votuar në Gjykatën Speciale tani nuk është e rëndësishme.
“Vendimet e Specialës mund t’i rrezikojnë seriozisht themelet e shtetësisë së Kosovës”, shkroi Koci, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Tani është e parëndësishme se kush e ka votuar Gjykatën Speciale.
Me rëndësi është se çka do të bëjnë tash e tutje.
Vendimet e Specialës mund t’i rrezikojnë seriozisht themelet e shtetësisë së Kosovës.
E ne, nuk kemi vendlindje tjetër.