Artan Zymberi, i riu kosovar që vdiq në rrethana misterioze në një burg në Serbi, është varrosur sot në Norvegji.
Ceremonia e varrimit u mbajt në ora 14:00, në Udland Gravlund në Haugesund.
Familjarë e miq të Artanit ishin pjesë e kësaj ceremonie mortore.
Arkivoli i tij ishte mbuluar me flamurin kombëtar.
Zymberi po vuante dënim prej tri vitesh në burgun serb.