Gazetari Ernest Luma, ka treguar qëllimin e cili fshehët pas aktakuzave të Gjykatës Speciale, ku ka thënë se kjo është rezultate i tendencave që kanë pasur për qëllim për ta djallëzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga pas lufta deri me sot.
“Ushtria Çlirimtare Kosovës, UÇK një akronimi interesantë që na ka bërë krenarë që ka përmbyllur një shekull përpjekje për liri e cila ka realizuar një ëndërr shekullore për çlirimin e Kosovës së bashku me NATO”, ka deklaruar Luma.
Më tej, Luma ka vlerësuar se pas 20 viteve UÇK-së tentohet t’i ndërrohet epiteti i nga Ushtri Çlirimtare për Kosovën në “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”.
“Kjo që ndodh sot nuk është rastësi mendojë që kjo është rezultat i përpjekjeve 20 vjeçare nga qarqe të ndryshëm nga brenda dhe jashtë, me burim edhe me interes në Beograd edhe të qarqet tjera antishqiptare për ta djallëzuar UÇK-në edhe për ta nxjerr luftën tonë për liri si një projekt përbindësh që ka pasur për qëllimi keqtrajtimin, vrasjen e njerëzve”, ka theksuar ai.
Sipas tij kjo nuk e godet vetëm UÇK-në por themelin e shtetësie së Kosovës.
“Ideja nuk është vetëm të goditën disa individ por ideja është me kriminalizu një projekti i lirisë i cili e ka finalizuar krijimin e shtetit të Kosovës”, ka përfunduar Luma.