Tahiri i AAK-së: Shumë gurë janë gjuajtur mbi këtë luftë të UÇK’së

Aktuale

Tahiri i AAK-së: Shumë gurë janë gjuajtur mbi këtë luftë të UÇK’së

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 23:27
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të sotëm ndaj ish-komandantit të UÇK’së, Sali Mustafa, i cili u dënua me 26 vite burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Tahiri në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ky vendim i ka prek të gjithë shqiptarët.

“Lufta e UÇK’së ka qenë luftë për liri, në tokë tonë, në vend tonë, kundër një okupimi klasik të regjimit të MIllosheviqit.  Vendimi i sotëm na ka prek shpirtnisht, secilin shqiptar që frymon shqip është në gjendje jo të mirë emocioniale, e kur jemi në këtë gjendje duhet gjithmonë t’i thirrim arsyes”.

Tutje, Tahiri tha se shumë gurë janë gjuajtur në luftën e UÇK’së.

“Prej përvojes që kam në dy gjykime në Hagë ndaj Haradinajt është të bëhet një apelim serioz, jam i bindur që nëse egziston diku një drejtësi, ky vendim do të kthehet. Shumë është gju gurë në këtë luftë të UCK’së”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat