Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar ashpër taktikat siç i ka quajtur ai të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në raport me situatën e sigurisë në veriun e Kosovës e posaçërisht në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, veprimet e Kurtit janë guerile dhe ka ngrehur dyshime të forta se me këto veprime po i bënë nder agjendës së Serbisë dhe Rusisë për Veriun e Kosovës.
Është i bindur se marrëveshja Kosovë – Serbi do të mbyllet shpejt, ka thënë ai.
Planin franko- gjerman e ka quajtur amerikan, e ku sipas kryetarit të AAK aty parashihet edhe njohja reciproke, por brenda saj edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Gjithçka që bënë të gjitha institucionet e Kosovës për veriun, Haradinaj thotë se Kurti e rrëzoi me mos dëgjueshmërinë e vendeve mike për mos shtyrjen e vendimit për targat ilegale serbe.
Për herë të parë ka sqaruar pikë e presje takimin me Milan Radojçiq në shtëpinë e tij në Veri të Kosovës dhe arsyet pse ka shkuar atje.