Ish ushtari i UҪK-së reagon ashpër: Ju që me urdhër të Hashimit dhe Isës...

Aktuale

Ish ushtari i UҪK-së reagon ashpër: Ju që me urdhër të Hashimit dhe Isës...

Nga: H.O. Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 18:31
Gjykata e Hages

Ish pjesëtari i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, nga Shqipëria, Vendim Demaj në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës dhe gjithë atyre deputetëve që dje reaguan për dënimin e tij.

Demaj shkruan se ata që kanë votuar për këtë gjykatë, si kanë fytyrë për të bërë moral publik. Sipas tij, nuk duhej të votohej aktiviteti i saj jashtë territorit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Ju që votuat ngritjen e Gjykatës Speciale, për të operuar jashtë Kosovës, ku e gjeni atë fytyrë për të bërë sot moral publik.

Ishit JU që me urdhër të 𝙃��𝙨𝙝𝙞𝙢 𝙂𝙅𝘼𝙍𝙋𝙍𝙄𝙏 dhe 𝙄𝙨𝙖 𝙋𝙐𝙏𝙄𝙉𝙄𝙏, u vendosët në rresht dhe mirë që e votuat krijimin e kësaj gjykate, por kurr sesi nuk duhej që të votonit ushtrimin e aktivitetit të saj jashtë territorit të Kosovës, prandaj sot më e pakta që duhet të bëni është 𝙃𝙀𝙎𝙃𝙏𝙅𝘼.

Lavdinë e UÇK-së nuk e zbeh dënimi i asnjë individi,  pasi ata gjykohen dhe dënohen për veprimet e tyre individuale, dhe jo për aktivitetin mbrojtës dhe çlirimtar të Ushtrisë Çkirimtare të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat