Minsitri i Bujqësisë dhe bashkëpunëtori i presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, ka rrëfyer një moment të ‘sikletshëm’ të kësaj të fundit, ku përfshihet edhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Peci ka lënë të nënkuptohej se Vjosa Osmani kishte ‘vjellur’ në veturë pas fjalëve të këtij të fundit.
“Një ditë ajo kishte vendosur të shkonte në Podujevë për një aktivitet. Dhe në veturë ka qenë me Isa Mustafën. Edhe vozitja nuk kishte qenë e mirë. Herë me ritëm të përshpejtuar e herë…” – u shpreh ai.
“Edhe, në një komunikim diçka me dikë ndërkombëtar… me shkrim… Vjosa e pyet Isën a e ka këtë qëndrim partia për këtë problem të tillë? Edhe ia kthen atij, “it’s not true!” (nuk është e vërtetë). Edhe, ai zotnia ia dërgon letrën e kryetarit të partisë për me rrëzu qeverinë e qashtu diçka.” – vazhdon Peci.
Sipas tij, kjo kishte qenë arsyeja pse kishte vjellur presidentja e vendit.
“Qët informacion e ki goxha të thellë,” – u shpreh më tej ai.