Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar për darkë fundviti kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, të cilët tha se i falënderoi për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme.
Krasniqi tha se kryetarët nga partia e tij kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët.
“Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët.
Në darkën e fundvitit, i falënderova për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme. U pajtuam që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook