​Tubimi i serbëve në Jarinje shoqërohet me këngë nacionale për Kosovën dhe betejën e Koshares

Aktuale

​Tubimi i serbëve në Jarinje shoqërohet me këngë nacionale për Kosovën dhe betejën e Koshares

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 14:35
Pamje nga veriu

Ndonëse kordoni i policisë serbe vazhdon të qëndrojë para të tubuarve në Jarinje, duke mos i lejuar ata ta kalojnë kufirin për të hyrë në territorin e Kosovës për katër persona pati përjashtim.

Media mëson se kalimi i është lejuar vetëm dy përfaqësuesve të këtij tubimi, si dhe dy gazetarëve, gjë që është kundërshtuar nga organizatorët.

Tubimi po shoqërohet me këngë nacionaliste për Kosovën dhe betejën e Koshares.

Ata po insistojnë që të gjithëve t’u lejohet hyrja në Kosovë.

Në pikën kufitare të pjesës së Kosovës janë edhe pjesëtarë të KFOR-it. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat