Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj protestës së sotme në kufirin me Jarinjen.
Ai në një postim në Twitter ka thënë se regjimi serb është përgjegjësi i vetëm për tensionet e krijuara.
“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës.
Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, ka shkruar ai.