Rada Trajkoviq, Këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka njoftuar se vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit nga policia kufitare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.
“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit.
Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej masës”, ka shkruar Trajkoviq.