“Policia e Kosovës është e aftë dhe ka gjitha kapacitetet e nevojshme te përballet me këto struktura kriminale”

Aktuale

“Policia e Kosovës është e aftë dhe ka gjitha kapacitetet e nevojshme te përballet me këto struktura kriminale”

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 19:55
Foto nga portesta e serbëve në veri

“Policia e Kosovës është e aftë dhe ka gjitha kapacitetet e nevojshme te përballet me këto struktura kriminale”, kështu ka thënën Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Më tej Sveçla ka thënë se janë duke i  bërë vlerësimet se si të përballen me këto grupe kriminale kur të jetë koha më e përshtatshme.

Pamjet që janë shfaqur dielën e 18 dhjetorit të vitit 2022 në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas tij është episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Republikës së Kosovës.

“Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim, të sigurojmë lëvizjen e lirë për të gjithë dhe të luftojmë grupet kriminale pa dallim, në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të republikës sonë” , ka shtuar ai.

“Ne do të vazhdojmë ta ekspozojmë qëllimin ruso-serb, duke ngulur këmbë që mos t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë mashtrimit të madh që po përpiqen t’ia bëjnë Serbia dhe Rusia një pjesë të qytetërimit evropian”.

“Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviqi (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Wagner), u mësynë që ta thejnë këtë pikëkalim kufitar”, ka theksuar Sveçla.

Tutje, Sveçla ka thënë se vetëm Rusia dhe Serbia kanë qenë ato dy shtet të cilat pas luftës s dytë botërore kanë ndezur lufta në Kontinentit Evropian.

“Të armatosurit e maskuar dhe të barrikaduar në rrugë, me mbështetjen edhe të qendrës së spiunazhit rus që gjendet në Nish të Serbisë, po përpiqen që ta cenojnë sovranitetin tonë, duke nxitur provokime agresive në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga agresioni në Ukrainë, ku siç po shihet Putini po e humb luftën” , ka përfunduar Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat