Kërcënohet drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë, reagon ShSKUK-ja

Aktuale

Kërcënohet drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë, reagon ShSKUK-ja

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë është kërcënuar dhe fyer drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë, Hajrije Ismaili.

Sipas njoftimit thuhet se kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnje që është duke u trajtuar në klinikë.

Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha,
Hajrije Ismaili. Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnje, i cili është duke u trajtuar në klinikë
”, thuhet në njoftim.

SHSKUK thekson se sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00.

ShSKUK dënon kërcënimin ndaj drejtoreshës Ismaili, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat