Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka raportuar para Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës.
Ai, gjatë raportimit të tij, ka thënë se synim i Ministrisë së Mbrojtjes është anëtarësimi i FSK-së në NATO.
Në raportim, Mehaj ka njoftuar se 127 ushtarë e kanë lëshuar FSK-në këtë vit.