Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Adixhiku, i cili ka thënë se Kurti tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë.
Bajqinovci në një postim në Facebook, duke i reaguar Abdixhikut pohon se, punonjësit e institucioneve të drejtëisë në veri ishin dorë e zgjatur e shtetit serb.
Ai shkruan se Abdixhiku po e konfirmon tifozërinë e tij pro politikave të vjetra.
Ai tutje shprehet se plan për veriun është veç Kushtetuta e ligji, kurse implementues janë veç policët lojal ndaj Republikës, si dhe koordinimi me aleatët është i vazhdueshëm e i dobishëm, e të dëshpëruar janë veç kriminelët në veri e në Serbi.
Tutje ai shton se e vërteta është shumë më ndryshe nga çfarë e paraqet Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Kryetari i LDK-së edhe sot u mundua të thotë diçka që dukej më shumë si reagim për të 'mbushur ditën' e opozitës se sa që vërtetë është lodhur për të analizuar situatën në veri.
Me fjalë të tjera Abdixhiku, konfirmon se gjendja e mëparshme në veri, ku të gjithë punonjësit në institucionet e drejtësisë, policisë dhe administratës, ishin dora e zgjatur e shtetit të Kosovës e dizajnuar nga marrëveshjet e Brukselit, ndërkohë që, e vërteta është se ata ishin dorë e zgjatur e shtetit të Serbisë, parasegjithash.
Me këtë Abdixhiku konfirmon tifozërinë e tij pro politikave të vjetra, implementues i të cilave në LDK, ishte tutori i tij politik, kryetari i nderit i LDK-së, Isa Mustafa.
Plan për veriun është veç Kushtetuta e ligji, implementues janë veç policët lojal ndaj Republikës, koordinimi me aleatët është i vazhdueshëm e i dobishëm, të dëshpëruar janë veç kriminelët në veri e në Serbi.
E vërteta është shumë më ndryshe nga çfarë e paraqet Abdixhiku.
Më shumë kreativitet e përmbajtje.
Dobët, shumë dobët.