Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se zëdhënësja e MPJ-së së Rusisë ka ndjellur fat të zi për Kosovën e cila sipas tij, ka thënë se “Kosova nuk do të ketë fat të jetë në Bashkimin Evropian, po një fat të zi”.
E sipas Krasniqit, mallkimi i saj mund të bëhet realitet nëse Rusia triumfon në Ukrainë.
“Fat të zi për ne shqiptarët e Kosovës ka ndjellë sot Maria Zaharova, zëdhënësja e MPJ të Rusisë. Ajo ka thënë se Kosova nuk do të ketë fat të jetë në Bashkimin Evropian, po një fat të zi. Nëse triumfon Rusia në Ukrainë, mallkimi i saj mund të bëhet realitet.”, ka thënë ai.
Krasniqi ka shkruar se Rusia meriton respekt nga ne për një gjë, duke thënë se rusët tregojnë sinqerisht se çka mendojnë për ne teksa evropianët nuk e bëjnë.
“Rusia meriton respekt nga ne për një gjë: tregon sinqerisht se çka mendon për ne, gjë që disa nga aleatët evropianë nuk e bëjnë. Na premtojnë perspektivë evropiane, por na lënë të zihemi në kazanin ballkanik e rusofil.”, ka shkruar ai në Facebook.