Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se gjendja aktuale në veri të vendit është tepër e rënduar.
Ajo tha se më e rrezikshme se çfarëdo tjetër në këtë pjesë është prezenca e bandave të inkurajuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nuk është një gjendjen as e qëndrueshme as stabile, flasim për një gjendje tepër të rënduar dhe flasim për një situatë e cila nëse vazhdon të jetë e tillë vetëm se do të përkeqësoj jetën e të gjithëve atje…Më e rrezikshme se çfarëdo tjetër është vetë prezenca e këtyre bandave të inkurajuara nga Vuçiqi jashtë kufirit të Kosovës, por edhe për ata që arrijnë të kalojnë kufirin dhe kemi pasur të tillë mjaftueshëm brenda kufirit në veçanti në katër komunat në veri prandaj kthimi i sigurisë, rendit dhe ligjit është e para dhe më e rëndësishmja”, tha ajo.
Tutje deputetja e VV-së tha se e çështje tjetër e rëndësishme është zbatimi i udhërrëfyesit për energjinë dhe stabilizimi e kthimi në normalitet i asaj që qytetarët të paguajnë për atë energji që e konsumojnë.
“Ne do të kemi marrëveshje finale dhe ajo marrëveshje finale duhet të jetë dhe shihet si marrëveshje e normalizimit të plotë të cilën shtetet nuk kanë asnjë ndërhyrje në qeverisjen dhe në nivelin institucional të njëra-tjetër natyrisht Kosova nuk ka as nuk synon ndërhyrje në Serbi dhe në asnjë shtet tjetër po ka qenë Serbia ajo që ka pretenduar dhe ende pretendon siç shihet dhe është evidente, ndërhyrjen në Kosovë vazhdimisht”, theksoi ajo.