Kryediplomati grek flet nga Prishtina për tensionet me Serbinë, ja çka thotë

Aktuale

Kryediplomati grek flet nga Prishtina për tensionet me Serbinë, ja çka thotë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 12:49 Përditësuar në ora: 14:08 më 20.12.2022
Nikos Dendias dhe Donika Gërvalla

Gërvalla flet për një takim ndryshe me Dendias: Presim me padurim rezultatet

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se i pret me padurim rezultatet e takimit që e pati sot me kryediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias, raporton Gazeta Express.

Gërvalla tha në një konferencë të përbashkët pas takimit se “roli i Greqisë është shumë i mirëseardhur dhe i domosdoshëm”.

“Ky takim i sotëm ishte në vazhdën e një serie të takimeve në rrethana të ndryshme dhe me përmbajtje të ndryshme. Presim me padurim rezultatet, hapat e mëtejshën në temat që i diskutuam sot”, tha Gërvalla.

Ajo tregoi për temat që i diskutuan me Dendias, në mesin e të cilave përmendi edhe “hapat praktikë në bashkëpunimin e ndërsjellë”.

“Diskutuam për ekonominë, për bashkëpunimin, anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe në Këshillin e Europës, biseduam rreth iniciativave të ndryshme të koordinuara dhe biseduam për hapa praktikë në bashkëpunimin e ndërsjellë”, tha Gërvalla.

​Dendias: Greqia mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur në takim homologun e saj grek Nikos Dendias.

“Roli i Greqisë është i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet edhe me Serbinë, me qëllim që të mund të pasojë normalizimi në vend të përshkallëzimit”, tha Gërvalla pas takimit.

Ndërsa ministri grek tha se e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi dhe sipas tij duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura.

“Mbështesim diskutimin Prishtinë- Beograd për dialogun dhe marrëveshjet ligjërisht të obligueshme… Është e rëndësishme të zbatohet ajo që është arritur, ky ishte edhe mesazhi për Beogradin dje. Bashkimi Evropian është destinacioni përfundimtar për te gjithë Ballkanin Perëndimor, kjo duhet të jetë pika përfundimtare për të gjithë”, tha ai.

Nis takimi Dendias-Gërvalla

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Takimi i tyre është duke u mbajtur në objektin e MPJD-së.

Ndërsa më pas Dendias dhe Gërvalla pritet të mbajnë një konferencë për media.

Dendias të hënën qëndroi në vizitë zyrtare në Beograd ku u prit nga shefi i diplomacisë serbe Ivica Daciq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat