“Vuçiqi e dëshmoi se është një mashtrues dhe rrenc patologjik”

Aktuale

“Vuçiqi e dëshmoi se është një mashtrues dhe rrenc patologjik”

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:50
Aleksander Vuçiq

Drejtori i institutit të Kosovës për Drejtësisë, Ehat Miftaraj, ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, është një rrenc patologjik.

Ai ka shkruar se këtë Vuçiq e ka treguar edhe në takimin që ka pasur sot me Admiralin e NATO-s, Stuart Munsch.

“Se Vuciqi eshte nje mashtrues dhe rrenc patologjik, deshmon takimi i tij me Admiralin e NATO-s, Stuart Munsch. Vuciq kerkon nga admirali Munsch te mbrohen serbet ne Kosove. Kercenuesi, shkelesi me i madh i te drejtave dhe lirive te serbeve ne Kosove eshte vet Vuciq dhe aparati i tij shteteror. Njerezit e tij te aferte sot po hetohen dhe gjykohen ne Kosove per vrasjen e Oliver Ivanovic, ish politikan serb ne republiken e Kosoves”, ka shkruar Miftaraj në Facebok.

Sipas tij, liderët perëndimorë duhet ta kenë durimin të madh kur të takohen me këtë mashtrues.

“NATO, shtetet perendimore dhe perfaqesuesit e tyre duhet te kene durimin e botes, me vet faktin se duhet te takohen me nje mashtrues te tille, te degjojne dhe bisedojne me te njejtin, e i cili fatkeqesisht ka kapacitet te madh per te cenuar paqen dhe sigurine ne kete pjese te Ballkanit”, ka shkruar Miftaraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat