“Barrikadat dita-ditës po forcohen”, kjo është gjendja në veri

Aktuale

“Barrikadat dita-ditës po forcohen”, kjo është gjendja në veri

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 17:28
Veriu

Gazetari i medias lokale “Mitropol”, Urall Boshnjaku, sot ka dhënë informacionet e fundit për gjendjen në Veri. Ai tha se sot atje ka pasur zhvillime “jo të zakonshme”.

“Kemi pasur zhvillime jo të zakonshme në Mitrovicë. Ka pasur shpërthime të “Kroi i Vitakut”. Policia ka thënë se është mjet piroteknik, ndërsa më pas ka thënë se është shok bombë. Kjo ka shkaktuar shqetësim te banorët”, tha ai.

Boshnjaku tregoi edhe se ai me ekipin e tij kanë qëndruar në fshatin Çabër, banorët e të cilit kanë thënë se janë të shqetësuar për zhvillimet e fundit.

“Sot në Çabër kemi biseduar me banorë, që kanë thënë se ndjehen të shqetësuar por janë të vendosur që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por kanë kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin hapa për zhbllokimin e rrugëve. Janë 9 barrikada që po dita-ditës po forcohen. E njëjta situatë pasigurie është edhe në lagjen e boshnjakëve”, tha Boshnjaku në “Frontal”.

Ai bëri të ditur se në lagjet ku ka banorë shqiptarë ka forca të shtuara të Policisë së Kosovës, derisa demantoi lajmet e mediave serbe se ata është Njësia Speciale.

“Në lagjet ku ka shqiptarë vërehet forcë e shtuar e Polciisë së Kosovës, nuk janë njësi speciale sic është propaganduar nga mediat serbe”, u shpreh ai.

Gazetari i “Mitropol” foli edhe për raportimet për rrëmbimin e katër serbëve në Veri, të cilat ende nuk janë konfirmuar nga Policia.

“Policia nuk e ka konfirmuar ende rrëmbimin e katër serbëve, të cilët është raportuar që janë dërguar në Serbi nga agjentët serbë. Nëse janë dërguar në Serbi, atëherë shtrohet pyetja se si janë dërguar meqë rrugët janë të bllokuar. Por jemi ende në pritje të përgjigjes së policisë”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat