Deputeti i VV-së: 11 ditë që kur janë bllokuar disa rrugë nga barrikadat në veri, KFOR-i nuk po bën zë

Aktuale

Deputeti i VV-së: 11 ditë që kur janë bllokuar disa rrugë nga barrikadat në veri, KFOR-i nuk po bën zë

Nga: A.SH Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 20:58
Artan Abrashi

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka reaguar për bllokimin e veriut nga serbët atje.

Ai ka thënë se tash e 11 ditë barrikada e KFOR-i nuk bëzanë.

“Largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe ShBA-të dhe BE-ja. Ndërsa KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Dita e 11-të me radhë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat. KFOR-i nuk bëzanë.

Largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe ShBA-të dhe BE-ja. Ndërsa KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria.

Dita e 11-të e tolerimit të barrikadava të strukturave ilegale të Serbisë, të shndërruara në banda kriminale në veri të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat