AGK reagon pas shpërthimit të ri afër një ekipi televiziv në veri

Aktuale

AGK reagon pas shpërthimit të ri afër një ekipi televiziv në veri

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Sonte në mbrëmje, një tjetër shpërthim ka ndodhur – këtë herë në afërsi të ekipit të televizionit Tëvë1, në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën e Mitrovicës. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bënë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. 

Ekipi i përbërë nga gazetari Gojart Jashari dhe kameramani Rron Agolli, ishin prezent në momentin kur ndodhi shpërthimi. 

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka deklaruar gazetari Jashari. 

Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat