Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), sot ka shpallur konkurs publik për zyrtarë administrativë bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Sipas konkursit të kësaj ministrie, numri i pozitave të lira është 200.
Ndërsa lloji i pozitës është nëpunës administrativ dhe mbështetës. Afati i konkursit është deri më 28 dhjetor, raporton Kosovapress.
Vendi i punës është në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.