Për tensionet dhe barrikadat në veri është deklaruar përsëri eksperti i sigurisë Agim Musliu.
Ai përmes një postimi në Facebook, e quan lojë të shahut me barrikada në veri.
Sipas tij me figura të Zeza poluan Vuçiqi, kurse Qeveria e Kosovës me të Bardha.
Ai pohon se, Evropa nuk po e lë Kosovën që të bëjë lëvizjen e radhës.
Sipas tij, Evropa nuk po e sheh që prapa Vuçiqit qëndron Putini.
Postimi i plotë:
Këtë lojën e shahut me barrikada aktualisht është duke e luajtur vetëm Vuçiqi me figura të ZEZA.
Lojtari tjetër (Qeveria e Kosovë) që do të duhej të luante me figurat e BARDHA, nuk e ka bërë lëvizjen ende.
Si njëfarë gjyqtari që është, Evropa, nuk po e lë Kosovën që ta tërheqë lëvizjen e radhës.
Evropa, nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit!