Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK), e cila përmes një analize të publikuar ka kritikuar disa figura të rëndësishme politike.
Sherifi këtë analizë e ka quajtur mjerim akademik.
Në profilin e tij në “Facebook, ai ka shkruar se Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës po udhëhiqet nga strategjia “Mbrojtja më e mirë është sulmi”.
“Mjerim Akademik! Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës po udhëhiqet nga strategjia “Mbrojtja më e mirë është sulmi”. Të strukur sikur parazit për dekada të tëra në strofullën e tyre pa bërë asgjë, tash paskan kaluar në ofenzivë duke akuzaur të gjithë të tjerët, krejt kjo, në funksion të justifikimit të mospunës dhe paaftësisë së tyre! Para disa ditësh e filluan sulmin kundër televizioneve, sot duke vazhduar me sulme ndaj politikës, së paku e paskan ngritur nivelin e kunërshtarit që paskan vendosur ta sulmojnë!”, ka shkruar ai.
Sipas tij, më shumë ide për çështje shoqërore janë dhënë nga debatet televizive së nga ASHAK-u.
“Megjithëse nuk pajtohem me shumë debatues dhe debate që bëhen në televizionet tona, jam i bindur që shumë më shumë analiza për të kaluarën dhe shumë më shumë ide për të zgjidhur problemet që shoqërojnë shtetin tonë kemi dëgjuar nga debatet politike në telvizionet e ndryshme, sesa që kemi dëgjuar apo lexuar nga institucioni i Akademisë, që veç shkencore dhe kulturore nuk është!”, ka shkruar Sherifi.