Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngritur një pyetje pas skandalit të fundit në Spitalin e Pejës në të cilin u raportua se një foshnje e vdekur ishte futur në rrobalarëse.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se sektori i shëndetësisë është kapluar nga krimi.
“Edhe çka tjetër duhet me ndodhë në Kosovë, që kjo Qeveri me marrë seriozisht shëndetësinë? Ku është ministri? Ku është drejtori i SHSKUK-së? Pse është tentuar që të fshihet ky rast?
Vetëm tri javë më parë një grua u vra në oborrin e një institucioni shëndetësor publik. A i ka mbetur fije morali ndokujt në këtë Qeveri, apo të gjithë shikojnë vetëm postet dhe privilegjet personale? Caktojeni atë ministër sa më shpejtë, Kryeministër e dilni zot pacientëve. Krimi ta ka kapluar sektorin. I shokuar!”, ka shkruar Krasniqi.